Hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sa do rrinë në burg 7 deputetët

471
Prokuroria e Kosovës u ka vendosur masën e ndalimit për 24 orë 7 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hodhën dje gaz lotsjellës në Kuvend, gjatë kohës që tentohej të votohej marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendosjes të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor.
Sigal