Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, zbardhen diskutimet

124
Sigal

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvulluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim bëhet me dije se u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, duke u ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe në rajon.