Mbi 3 mijë emra në skanerin e pastërtisë dhe antikorrupsionit

86
Sigal

Raporti / SHISH, ka zbardhur detaje mbi verifikimin e figurës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës shtetërore. Në kuadrin e vettingut në sistemin e drejtësisë janë  përgjuar gjyqtar, prokuror, familjarë dhe të afërm të tyre, sipas ligjit dhe informacionet u  janë përcjellë sipas kërkesës KPK dhe ONM. Korrupsioni në  administratë, kryesisht të tenderave, PPP, tatimeve, lidhjeve me krimin etj. ka qënë një tjetër objekt. Por SHISH, asnjiherë nuk është futur në jetën private, pasi objekti isaj sikurse është veprimtaria antiligjore dhe kriminale

Nga përgjimi te jeta private, zbardhen detajet e verifikimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe familjarëve të tyre, mbi 3 mijë emra në skaner për 2020

Shërbimi Informativ i Shtetit, ka zbardhur detaje mbi verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kuadër të vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM kanë bashkëpunuar me SHISH duke kërkuar të dhëna mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar. Në raportin vjetor të SHISH për vitin 2020, bëhet me dije se janë mbi 3 mijë emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve si edhe të familjarëve të tyre, që janë vendosur në përgjim, ndërsa theksohet se ky proces po vijon me volum në rritje dhe me intensitet. “Gjatë vitit 2020, është kryer një punë voluminoze për kthimin e përgjigjeve për kërkesat nga institucionet e tjera dhe për plotësimin e praktikave brenda afateve të kërkuara. Në këtë kuadër, është rritur bashkëpunimi me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), lidhur me procesin e rivlerësimit të subjekteve të sistemit të drejtësisë. Shërbimi ka përgatitur mbi 3000 praktika për personat dhe rrethin e personave të verifikuar. Në aspektin numerik, dominojnë lejet e qëndrimit, me mbi 7000 persona të verifikuar, apo aplikimet për vizë, (rreth 3000)”, thuhet në raport.

Sqarimet e SHISH

Shërbimi Informativ shprehet se janë krijuar shumë keqkuptime mbi verifikimin e pastërtisë së figurës. Sipas tij, një ndër pyetjet që ngrihet është nëse SHISH i përgjon apo jo magjistratët. SHISH shprehet se kjo nuk ka aspak mundësi të ndodhë. “Ligji shqiptar i përcakton qartë rastet kur vihet në përgjim komunikimi i një shtetasi. Për më tepër, vetingu kryhet sipas ligjit të vetingut dhe nuk është ky kushti kryesor për t’u vendosur në përgjim komunikimi i tij, por janë të dhënat nëse ky person kryen ose jo veprimtari kriminale”, shprehet aty. Më tej sqarohet se SHISH nuk hyn në jetën private të asnjë individi. “E vërteta është se hollësitë e jetës së aplikuesit janë të rëndësishme për të kryer vetingun e figurës së tij, por ne kontrollojmë vetëm ato të dhëna që kanë të bëjnë me objektin e vetingut”, thuhet më tej.

Korrupsioni në disa sektorë të administratës

Në raportin vjetor të SHISH për vitin 2020, lidhur me korrupsionin, thuhet se gjatë 2020, korrupsioni ka vijuar në sistemin e drejtësisë, por edhe në disa sektorë të administratës shtetërore. Në raport theksohet se palët ndërveprojnë të nxitura nga interesi i përfitimit të përbashkët, ndërsa theksohet se disa forma të korrupsionit përfshijnë veprimtari të kundraligjshme si edhe ndryshim i masës së sigurisë. “Në sistemin e drejtësisë, punonjës të veçantë (prokurori/gjykata), janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, të shfaqur në forma si: ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe ndërveprimit korruptiv, me qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurit, nëpërmjet ndryshimit të masës së sigurisë. Në administratë, punonjës të veçantë përfshihen në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderim publik dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm, në sistemin tatimor”, theksohet në raportin e SHISH.