Vjersha në Kolonjë për Spiropalin që po thyen rrjetin: Pasi foli me tërë fshanë, tha si vidhet në doganë….

2398
Elisa Spiropali është kandidate e PS për deputete në qarkun e Korçës dhe mbulon Kolonjën.
Faqja në Facebook “Kolonja Jonë” ka publikuar një vjershë që kanë bërë për Elisa Spiropalin, të titulluar “Spiropali në fushatë”.
Spiropali në fushatë
Çdo të hënë çdo të martë,
Spiropali në Taç lartë,
për një votë jep nje bluzë,
mund të puthë dhe në buzë.
Pastaj ikën në Borovë
dhe në dorë mban një kovë.
Por atje nuk gënjen dot,
se janë njerëz që kanë parë botê.
I thanë për kovën perse e mban?
“Do t’ua them, po prit aman!
Po t’ju djegë prapë gjermani,
ujin juve me se do ta mbani?”
Pastaj hidhet ne Prodan
dhe pastaj fillon e qan.
“Juve nuk paskeni urë?
Jua bej unë, po u bëra burr?.”
I genjeu mirë e mirë
dhe u dha dhe ndonje birrë.
Pastaj u hodh nga Barrmashi,
ku ish korrur dhe hashashi.
“Dua votën për deputete,
një për ju, njëqind për vete”.
Pasi foli me tërë fshanë,
tha si vidhet në doganë
Image
Sigal