Përfshirja në fushatë, Meta: Kam lindur trim, nëse PS-PD mendojnë se po shkel Kushtetutën, le të më shkarkojnë

390
Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta i ka bërë një sfidë të hapur PD-së dhe PS-së. Ai tha se nëse ato mendojnë se ka shkelur Kushtetutën me përfshirjen në fushatë ta shkarkojnë që nesër.
“Nëse unë kam shkelur Kushtetutën që nesër të më shkarkojnë”, tha Meta.
Ndërsa gazetari Fevziu i përmendi trimërinë, Meta tha: “Unë trim kam lindur nuk jam bërë”.
“Nga 24 korriku populli shqiptar do të më gjykojë dhe vlerësojë se si po sillem për përgjegjësitë që ka Presidenti i Republikës. Unë nuk kam kërkuar dhe as kisha planifikuar të zgjidhesha President i Republikës. U zgjodha për shkak të krizës”, tha Meta.
Ai tha se vendimi për president, u mor për të shpëtuar vendin nga kriza.
“Mua më ka çuar përgjegjësia ndaj vendit, për të shpëtuar në krizën e një krize legjitimitetin e institucionit të Presidentit. Pasi e pritëm PD-në me insistimin tim për 3 raunde, ishim në kushtet kur ose do zgjidhje një kandidat i PS-së ose i LSI-së ose do shkonim në zgjedhje pa opozitën”, theksoi Presidenti i zgjedhur.
Sigal