Meta: Përgjegjësia ndaj vendit më shtyu të bëhesha President e të shpëtoja këtë institucion

433
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur sot me nota të ashpra në “Opinion” kur u pyet nëse ka shkelur kushtetutën duke marrë pjesë në fushatë.
Meta tha se nëse kjo gjë është shkelje, atëherë PS dhe PD të mblidhet dhe ta shkarkojnë. Ai tha edhe se u detyrua në një farë mënyre të bëhej president, për shkak të krizës politike.
“Së pari, nëse dy partitë e mëdha kanë bindje se kam shkelur kushtetutën atëherë mblidhuni dhe më shkarkoni. Unë kam lindur trim. Sipas kushtetutës, unë jam President kur të bëhet betimi.
President u detyrova të bëhesha nga kriza mes Ramës dhe Bashës. Përgjegjësisa ndaj vendit më shtyu të bëhesha president dhe të shpëtoja këtë institucion”, tha Meta.
Sigal