U varros për së gjalli, ja si biznesmeni telefonoi vëllain për ndihmë

487
Një biznesmen në Rusi, është varrosur për së gjalli në një varreze në Moskë, pasi ai kishte marrë borxhe dhe nuk i kishte shlyer.
Pas ngjarjes së rëndë ai është detyruar që të marrë në telefon të vëllain që ti shlyej borxhin dhe të rifitonte lirinë.
Borxhi që duhet të shlyente i vëllai ishte 410 mijë paund.
41 – vjeçari i identifikuar si Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.
Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefononte vëllain e tij 36 – vjeçar, Ismail. Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMW-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet.
Sigal