U morën 430 mijë euro qytetarëve përmes mashtrimit, arrestohen burrë e grua në Tiranë

473
Burrë e grua janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për mashtrim. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, shtetasit Alfred Alku, 36 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Ornela Alku, 32 vjeç, kanë përfituar 430 mijë Euro nga qytetarë të tjerë duke i mashtruar.
Ata kanë qenë të shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin u kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash (në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në momentin e arrestimit, policia iu sekuestroi shuma të mëdha parash prej 773 400 Lekë, 450 Euro, 100 dollarë dhe 350 paund.
Sigal