Videolajm/ Presidenti Ilir Meta mesazh pak orë para tubimit

353
Sigal

Pak orë para nisjes së manifestimit mbarëkombëtar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Presidenti Ilir Meta u është drejtuar me një mesazh qytetarëve.

Në një video ku shfaqet me Kushtetutën në dorë dhe një tufë me mimoza, Presidenti shprehet se: “Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e Pranverës Kuq e Zi”.

Në orën 17:00 në bulevardin kryesor të Tiranës dhe Shqipërisë do të nisë manifestimi i thirrur nga kreu i shtetit për mbrojtjen e Kushtetutës.

Me dhjetëra mijëra qytetarë janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për të marrë pjesë në këtë tubim.