VIDEO/ PD: Ja si u ble vota në kryeqytet, Prokuroria nuk veproi dhe kryemashtruesi uzurpoi bashkinë e Tiranës

396
Sigal

Vijojnë akuzat e forta nga selia blu për blerjen dhe manipulimin e votave më 30 qershor.

Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, ka publikuar videon e komisionerit Edmond Hajro, që sipas tij, shfaqet duke blerën votën e një vajze të re.

Më tej, Kaso ka dhënë shifrat e pjesëmarrjes së vërtetë në votime, që sipas tij, është 105 mijë dhe jo 170 mijë sa thotë KQZ.

“Edmond Hajro i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner, pjesë e grupit që blen votën e një vajze të re. Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet.

Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit dhe farsës së 30 qershorit.

Manipulimi i numrit të pjesëmarrësve ishte më i madhi në këto vite, është në rreth 66 mijë votues, gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur KQZ.

Numri real i votuesve është 105 mijë. Kjo pjesëmarrje e ulët tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryemashtruesin Erion Veliaj.

Kamikazët e Ramës në Komisioni Qendror të Vjedhjeve do mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Kaso.