VIDEO/ Kryemadhi : Kjo është dekada e shpresës dhe e ndryshimit

511
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook,  shprehet ndër të tjera se, ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

DEKADA E SHPRESËS, DEKADA E NDRYSHIMIT

Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqipëria, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to, pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtin e tyre.

Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuarë, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve, me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.