Vetëdeklarimi, ja deputetët e kryebashkiakët e dënuar

480
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur sot formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Nga të dhënat e vetëdeklarimit bie në dy dënimi i kryebashkiakut të Poliçanit me 3 vite e 10 muaj burg për disa vepra penale. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Edi Paloka, Tom Doshi dhe Arben Ristani janë ndër deputetët e dënuar për vepra penale. 
Agron Kapllanaj – Kryetar i Bashkisë Mallakastër
I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë
vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.
Adem Lala- Kryetar i Bashkisë Has, i padënuar
Artur Bardhi – Kryetar i Bashkisë Kurbin, i padënuar. Ka dhe tre emra të tjerë Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi. 
Artur Bushi – Kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar.
— I shoqëruar nga Policia italiane në vitin 1996 për verifikim.
— I shoqëruar nga Policia italiane në 13.06.2010 dhe 30.03.2011 si i dyshuar për trafik droge. Gjykata pushon hetimet, Bushi lirohet nga akuzat.
Elvis Roshi – Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dënuar.
I dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale.
I dënuar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani në vitin 2002. Nuk shpjegon arsyet e dënimit.
I ndaluar në vitin 2013-ë nga Prokuroria e Kavajës për goditje për shkak të detyrës. Gjykata e quan të pavlefshëm ndalimin. 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që e kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk i kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.
KQZ ka pranuar kështu kërkesën e Partisë demokratike dhe Shqiptarja.cm e mediave të tjera për bërjen publike të listës së funksionarëve dhe vënien në dispozicion të informacioneve
KQZ, si organi kompetent për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publike, në përfundim të afatit ligjor, konstaton se këtë dokument e kanë dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të 140 deputetët e Kuvendit; të 19 ministrat e qeverisë që nuk janë deputetë, të 61 kryetarët e bashkive, ndërsa sa i takon këshilltarëve, nga 1595 që e kanë detyrim, 1530 prej tyre e kanë dorëzuar, ndërsa mungojnë 65 formularë.
Nga verifikimi i kryer del se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar.
Sigal