Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin, Presidenca: U cënuan rëndë parimet

59
Sigal

Institucioni i Presidencës ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në reagimin zyrtar, Kreu i Shtetit, përmes Këshilltarit Ligjor, bëri të ditur se për fat të keq Kushtetuesja nuk i dha përgjigje jo vetëm pyetjeve që iu drejtuan nga palët e interesuara, por nuk dha një vendim themeli. Sipas Presidencës, Gjykata Kushtetuese tregoi se nuk pati vullnet për ti dhënë një zgjidhje çështjes.

“Gjykata ia la çështjen juridiksionit politik, duke cënuar rëndë parimet e transparencës dhe procesit të rregullt gjyqësor”, tha këshilltari i Presidentit. Sipas tij, Kushtetuesja nuk ka përmbushur rolin e saj dhe vendimi i Gjykatës nuk thotë asgjë, përveç se rrëzon kërkesën e Shoqatës së Bashkive, duke shpallur moskopetencën.