Vendimi i KQZ, Bregu: Shpreson në qetësimin e shpirtrave të trazuar paraelektorale

296
Sigal

Lajmin më të mirë të
vitit e ka cilësuar kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu
vendimin e sotëm të KQZ për ndërprerjen e mandateve për Rroshin, Selamin dhe
Tahirin.

Bregu uron që vendimi i
sotëm të jetë një ogur i mire per te qetesuar shpirtrat e trazuar dhe mendjet e
paqarta paraelektorale.

Postimi në fb

Per kedo qe do te
zhvilloje nje karriere profesionale dhe i nderpritet per rrethana qe ndonjehere
fati t’i sjell pa kerkuar, do te me vinte keq!

Por per kedo qe ne
politike a administrate vjen prej investimit ne karriere kriminale apo dhe per
fshehje shkeljesh ligjore, Vendimi i sotem i KQZ eshte lajmi me i mire i ketij
fundviti! Dekriminalizimi nisi si kauza kryesore e opozites! Nje arsye me
shume per t’u ndjere mire sot.Uroj te jete garanci plus gjate Vitit te Ri per
te besuar se ligji duhet vetem te zbatohet! Dhe,Uroj qe te jete nje ogur i mire
per te qetesuar shpirtrat e trazuar dhe mendjet e paqarta paraelektorale!