Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Rrëzon vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve: Të rishikojë kufizimet për ndalimin e tubimeve politike

219
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane të Fatmir Mediut për të mos u ndaluar tubimet elektorale. Sipas vendimit të marrë, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit. Kujtojmë se Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale. “Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi: Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.