Vendimet e KQZ-së, alarm për manipulimin e zgjedhjeve

281
Sigal

ASP/ Raport monitorimi mbi kufizimet e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Vendimet e KQZ-së paralajmërojnë manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit

Një problematikë që vihet re gjatë këtyre javëve të para me raportimet është gjithashtu shkelja e afatit minimal pesë ditor paraprak nga zhvillimi i eventit, duke mos i lënë kohën e nevojshme KQZ për të verifikuar informacionin.  Konstatohet  se KQZ-ja nuk ka në strukturën e tij personel për të kryer monitorimin në terren të zhvillimit të eventeve.

Monitorimi i akteve normative

Në funksion të Nenin 91, pika 4 të Kodit Zgjedhor, janë monitoruar Aktet Normative dhe Vendimet e Këshillit të Ministrave, të cilët janë botuar në Fletoren Zyrtare për periudhën 09 – 31 janar 2021. Rezultojnë si vendime në shkelje të Kodit Zgjedhor: Ø 2 Vendime të Këshillit të Ministrave Ø 1 akt ligjor të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve. Disa nga aktet megjithëse janë miratuar në kufijtë e nisjes së periudhës 4 mujore (25 dhjetor 2020) konsiderohen si shkelje për shkak se janë dekretuar në periudhën e ndaluar, si dhe fillojnë të zbatohen nga data 1 janar 2021.

Analizë e procedimit ndaj Drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lushnje dhe deputetit Bujar Çela

Subjekti politik LSI në mbështetje të Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, ka bërë dy denoncime në ndërfaqen e KQZ-së kundër z. Arben Qalliu (Drejtor i Kadastrës Lushnje) dhe z. Bujar Çela, Deputet i Partisë Socialiste, duke u mbështetur në publikimin në llogarinë personale të deputetit në Facebook të disa fotografive me banorë të Njësisë Administrative Hysgjokaj, në të cilat deputeti ka dalë duke pozuar bashkë me ta me certifikatat e lejeve të legalizimeve në duar. Në lidhje me çështjen e përfshirjes së deputetit në rrethin e subjekteve që e kanë të ndaluar këtë veprimtari KAS arsyeton se: “Një veprimtari e tillë ( shpërndarja e lejeve të legalizimeve ), në praninë e deputetit e bën atë të perceptohet vetvetiu si meritë, si avantazh, si aftësi e posacme e cila ka lidhje vetëm me përkatësinë politike, një përpjekje e tillë edhe pse nuk ndalohet shprehimisht nga Kodi Zgjedhor dhe Vendimit nr.9/2020 i Komisionit Rregullator, bie ndesh me standartin e zgjedhjeve që kërkon ky Kod dhe me parimin e neutralitetit. Sipas KAS i takon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe grupeve parlamentare që të kujdesen, me qëllim që deputetët të respektojnë këtë standart dhe neutralitetin e administratës publike”.

Opinion ligjor: Vendimi i KAS është tejkalim kompetence

Në nenin 2 të Vendimit 9/2020 të Komisionit Rregullator, KQZ bëhet një përkufizim i qartë se cfarë është veprimtari publike: “…, janë ato që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikun, apo të medias në kuptim të pikës 1 të nenit 92 të Kodit Zgjedhor, të kryera nga subjektet e përcaktuara në këtë vendim, si dhe ato që kanë në agjendë informimin në periudhën katërmujore para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.” Legjislatori, po ashtu, në nenin 92 pika 1 të Kodit Zgjedhor i referohet termit “… media…” kur do të përcaktojë se çfarë përbën veprimtari publike. Duket qartë që nuk është e specifikuar dhe aq më pak të jetë kufizuar në përcaktim nëse media do të konsiderohet ajo e shkruara, vizive, audio, apo sociale si në Kodin Zgjedhor dhe në vendimin e Komisionit Rregulator. Rasti i vendimit nr. 4, datë 22.01.2021 të KAS ndaj procedimit të drejtorit të ASHK Lushnje është një rast i paprecedentë kjo për faktin se në të thuhet se Facebook nuk përbën “media” dhe se publikimi në Facebook në profil apo në faqe nuk përbën publikim në media. Çmojmë se vendimi i KAS është tejkalim kompetence përsa i përket interpretimit të normës.

– Ka një mospërputhje të theksuar në raportime si dhe në një pjesë të mirë të rasteve një tejkalim të afatit pesëditor paraprak nga zhvillimi i aktivitetit, duke e bërë të pamundur verifikimin në kohë nga ana e KQZ.

Ø Institucioneve publike, qendrore dhe vendore, që janë subjekt i kufizimeve, duhet t’ju qartësohet detyrimi që të raportojnë çdo aktivitet publik, pavarësisht nëse është apo jo në shkelje me Kodin. KQZ duhet të qartësojë më tej këtë detyrim që buron nga Neni 92, pika 1 i Kodit Zgjedhor.

Ø Mediat sociale nuk mund të gjykohen jashtë kufizimeve për mediat tradicionale audivizive përsa i përket “veprimtarive të ndaluara në fushatë”. Praktika e fundit e ndjekur në rastin e kallzimit për deputetin Bujar Çela, nevojitet të rishikohet në rastet në vijim për shkak se ajo rrezikon zhvlerësim të theksuar të kufizimeve të Kodit Zgjedhor, duke minuar më tej standartet që synojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.