Sigal

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur prokuroren e përgjithshme Arta Marku, prokuroren më mjerane të 100 viteve të fundit.

Sipas Vasilit, Kryeprokurorja në vend që të hetojë kriminelët apo dhe kryeminstrin Rama, dënon dhe dëbon prokurorët e tjerë.

Ai e ka quajtur deklaratën e saj, një diarre rilindase të cilën ja çuan gati që ti vinte firmën pa e lexuar. “E gjunjëzuar përpara kryeministrit deri në poshtërim, kryeprokurorja ka zgjedhur të rrëzojë prokurorinë në prehërin e krimit dhe të kryeministrit të kriminalizuar”.

 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht një diarre rilindase.

Arta Marku, që s’ja mban fare që të hetojë kryeministrin e paditur për audiopergjimin e Agron Xhafës dhe që s’guxon të hetojë kriminelët, krimet e të cilëve i di gjithë populli shqiptar, përkundrazi heton, dënon dhe dëbon me histeri paranojake prokurorët.

Shqipëria ka kryeprokuroren më mjerane dhe më të kapur të 100 vjetëve të fundit.

E gjunjëzuar përpara kryeministrit deri në poshtërim, kryeprokurorja ka zgjedhur të rrëzojë prokurorinë në prehërin e krimit dhe të kryeministrit të kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet një diarre rilindase të cilën ja çuan gati, duke i lejuar kryeprokurores farse vetëm ti vinte firmën pa e lexuar.

Kryeprokurorja u vetë delegjitimua ndaj duhet dhe do të trajtohet si e tillë.
Për kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelët janë më të shtrenjtë se gjithçka, por populli i gjithi është kundër saj dhe do të dijë t’ja tregojë vendin.
Në plehrat e Sharrës ka një vend edhe për të.