Klaudia Krasnika: “Takimet elektorale të Rilindjes vazhdojnë në ditën me diell dhe me shi pa respektuar asnjë protokoll!”

147
Sigal

Sekretarja e Përgjithshme e LSI në Elbasan, Klaudia Krasnika, ka postuar disa foto të takimeve elektorale të Rilindjes në Librazhd, pa maska, pa distancë, pa respektuar asnjë protokoll sigurie kundër Covid-it.

Krahas fotove, Krasnika shkruan se “policia  nuk ka urdhër politik për të gjobitur apo ndaluar aktivitetin Politik të “Rilindjes”. Protokollet dhe gjobat janë vendosur vetëm për opozitën dhe veçanërisht për LSI! ”

Postimi në Facebook

Librazhdi mesa duket ka fituar ” Imunitetin e tufës”!
Takimet Elektorale vazhdojnë në ditën me diell dhe me shi pa respektuar asnjë protokoll!
Policia sigurisht që nuk ka urdhër politik për të gjobitur apo ndaluar aktivitetin Politik të “Rilindjes”
Aspak çudi!
Protokollet dhe gjobat janë vendosur vetëm për opozitën dhe veçanërisht për LSI!
Për LSI-në makthin e Edi Ramës, që s’ka gjetur sipërfaqen e duhur për të fabrikuar Skrapin 😂