Basha takon ministrin e Jashtëm hungarez: Pas 25 prillit nis një erë e re marrëdhëniesh me BE

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit Basha tha se kishte siguruar mikun hungarez se pas 25 prillit do të nisë një erë e re marrëdhëniesh me Europën. Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka vënë interesat personale mbi ato kombëtare, ndërsa shtoi se ai ka bllokuar procesin e integrimit europian të vendit. “Garantova ministrin hungarez se Shqipëria do të jetë një vend i sigurtë për investimet e huaja. Ne do të plotësojmë një nga një të gjitha kushtet e vendosura nga BE duke bërë të mundur kështu hapjen e negociatave dhe avancimin e procesit”, -tha Basha

NOA