Veliaj takon Sekretarin Blinken: Piramida, dje simbol i izolimit, sot i teknologjisë

22
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u takua sot me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken.

Veliaj e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan me investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

“Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t’i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në Kryeqytet, Piramidën e Tiranës.

Dje një simbol i izolimit e të shkuares, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes. #KrahPerKrah”, thekson kryebashkiaku Veliaj.