FOTO/ Etilda Gjonaj “kapet mat” duke kryer krim elektoral, shpëndan leje legalizimesh për vota

265
Sigal

PAA ka denoncuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për krim elektoral. Sipas një deklarate për mediat, PAA thekson se Gjonaj në 27 shkurt ka shpërndarë në njësinë administrative nr. 7 leje legalizimesh për blerje vote.

“Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate – janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave.

Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dhe Durrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane.

Rasti konkret përbën një krim elektoral”, thuhet në deklaratën e PAA.

Kjo parti i bën thirrje SPAK që të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizmit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve.

“Ҫdo vendim i marrë nga ҫdo rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ҫdo qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ҫdo punësim abuziv në ҫdo institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral.

Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ҫetës së “Ali Baba-së me 40 hajdutë” . Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës.

PAA i bën thirrje ҫdo votuesi shqiptar të mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të
majtë apo të djathtë, por të votojë i lirë.

PAA është e shqetësuar se kush shet votën blen varfërinë e tyre të përhershme prandaj, ju bën thirrje të

gjithë votuesve dhe shoqerisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ҫdo akt të shitblerjes
së votave”, thuhet në deklaratë.