Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Seanca për Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët rinisi në orën 13.30 pas ndërprerjes me kërkesë të avokatëve të kryebashkiakut.
Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado se e ka personale me të. Ai i ka kërkuar prokurorit që të tërhiqet nga çështja e tij.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën, gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.