Presidenti Donald Trump ka pritur mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë mësuesin amerikan pas lirimit të tij nga Rusia ku ishte arrestuar që nga gushti i vitit 2021 pasi i ishte gjetur marijuanë mjekësore.
Ai u tha gazetarëve se lirimi ishte një “shfaqje e mirëbesimit” nga rusët dhe se mund të jetë një pjesë e madhe e rëndësishme e përfundimit të luftës së Rusisë në Ukrainë.
“ Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu.Ne u trajtuam shumë mirë nga Rusia. Në fakt, shpresoj që ky të jetë fillimi i një marrëdhënieje ku ne mund t’i japim fund asaj lufte dhe miliona njerëz të mos vuajnë më.” tha ai
Kremlini nuk bëri asnjë koment fillestar, por tha të mërkurën se një shtetas rus po lirohej në SHBA si pjesë e marrëveshjes dhe do të kthehej në shtëpi në ditët në vijim.
Trump nuk komentoi për marrëveshjen e të burgosurve me Rusinë por shtoi se lirimi i mësuesit ishte shumë e drejtë dhe e arsyeshme.
Sipas tij lirimi i Fogel dhe planet për dërgimin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent në Kyiv mund të sinjalizojnë përpjekje për paqe në Ukrainë.
Mësuesi amerikan kishte me vete një sasi të vogël marijuane mjekësore me recetë për të trajtuar dhimbjen e shpinës kur u ndalua nga policia ruse.
Në vitin 2022 ai u dënua me 14 burg ndërsa administrata e Presidentit Biden tha në fund të vitit të kaluar se zoti Fogel ishte arrestuar pa të drejtë.




















