Veliaj: Pazari i ri i Tiranës do shndërrohet pasdite restorant

394
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar pasditen e sotme 2 administratorët e njësisë 1 dhe 2, Elez Gjoca dhe Trëndelina Jaku, ku shpalosi edhe një ide surprizë për ‘Pazarin e ri’ në sheshin Avni Rustemi. 
Projekti konsiston në shndërrimin e sheshit në një ambient ku paradite do të shiten frura perime, por pasdite do të shndërrohet në një restorant rrethuar nga pedonale.
“Lajm i mirë për njësinë 2. Projekti për pazarin e Tiranës do të fillojë në Tetor dhe do të realizohet në kohë rekord. Do të kemi një hapësirë turistike. Është një investim i nevojshëm sepse tregu këtu nuk mban do as veten dhe nuk është as një pikë e rëndësishme për Tiranën. Do bëjmë ose nënkalim ose do shtrojmë një shesh me kalldrëm për ta ngadalësuar pak trafikun. Do ketë rregullim të rrugës dhe të godinave përreth Tiranës. Turizmi në tiranë sot vuan për atraksione turistike vendase, ndaj ky treg do jetë atraktiv dhe do të shfrytëzohet”, – tha Veliaj. 
Sigal