Veliaj: Nuk do të largoj njerëzit e LSI-së

413
Ishulli i fundit i koalicionit PS-LSI do të jetë në Bashkinë e Tiranës, aty ku Erion Veliaj betohet se nuk do të prekë asnjë nga të punësuarit e partisë që do të drejtohet nga Monika Kryemadhi. Në intervistën për “Studio e Hapur” me Eni Vasilin, kryebashkiaku tha se spastrimet në administratën shtetërore nuk do ta prekin atë të Bashkisë së Tiranës. “Unë e kam diskutuar edhe me Ramën. I kam thënë se unë njeri nga puna nuk heq se është i LSI-së”, tha Veliaj. Erion Veliaj u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës i mbështetur nga koalicioni PS-LSI. Gjithashtu, votat e PS-së dhe LSI-së kanë bërë edhe shumicën në këshillin bashkiak.
Sigal