Anëtarësimet e reja, Rama: Në Kavajë në 2017 do fitojmë me 10 mijë vota diferenc

469
Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës për anëtarësimet e reja në PS. “PS më parë këtu ishte e abuzuar dhe keqtrajtuar, e futur në një cep pa frymëmarrje. Kjo solli që në 2011, në zgjedhjet e para fituese, ne fitojmë me 1000 vota, në 21013 ne 3000 vota, në 2015 më 7500 vota diferencë, dhe në 2017 me 10 mijë vota diferencë. Po këto do të jenë realiteti politik i gjithë këtij territori. Në Kavajë kanë ditur të bëjnë 3 herë zgjedhjen e duhur, dhe kanë parë ndryshimet e pritura, që nuk i kanë patur për vite me radhë. Çka do të bëjmë është edhe më shumë se ç’është bërë”, tha kryeministri Rama.
Në fjalën e tij, para anëtarësisë së PS në Kavajë, Rama u ndal edhe tek obelisku i dy gishtave në qendër të qytetit. “Në gjithë ato vite Kavajës nuk i kishte mbetur asgjë, veç pluhurit. Kishte veç ato dy gishtat aty në mes, që nuk ishin për asgjë. E madje dukej si një gisht që i ngrihej çdo mëngjes Kavajës, duke i thënë ‘rri aty ku je”. Ne do mbështetim projektin e Parkut të Kavajës”, tha Rama.
Sigal