Dita e Pavarësisë së SHBA, Meta mesazh urimi kreut të Senatit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

453
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, z. Paul Ryan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në emër të Parlamentit Shqiptar, Meta i uron kombit amerikan sukses dhe prosperitet, ndërsa thekson se Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë gjatë gjithë historisë vendit tonë. Gjithashtu Meta, i ka dërguar një mesazh urimi edhe Kryetarit të Senatit të SHBA, z. Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meta i shpreh urimet më të sinqerta z. Ryan për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shpreh bindjen se lidhja e shkëlqyer strategjike, partneriteti midis dy vendeve tona si dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.
Sigal