Panairi i automjeteve Gumball 3000, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

484
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e panairit të karvanit të automjeteve Gumball 3000 që do të zhvillohet nga ora 20:00 e ditës së nesërme në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të vijojë deri në 6 korrik.

Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të bllokojë segmentet rrugore:

Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes

Mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë

Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes

Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të levizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës u kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore.
Sigal