E konfirmon SHBA – Koreja e Veriut teston raketën me rreze të gjatë

530
SHBA ka konfirmuar se Koreja e Veriut ka testuar një raketë me rreze të gjatë që disa ekspertë besojnë se mund të arrijë deri në Alaskë, shkruan BBC.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e quajti atë një “përshkallëzim të ri të kërcënimit” dhe paralajmëroi se Uashingtoni “nuk do të pranojë një Kore të Veriut të pajisur me armë bërthamore.

Pheniani pohoi të martën që ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.

Megjithatë, shumica e ekspertëve besojnë se Korea e Veriut ende nuk ka aftësi për armë bërthamore me rreze të gjatë.

Si përgjigje SHBA dhe Koreja e Jugut kryen një ushtrim të përbashkët ushtarak të mërkurën.
Sigal