Veliaj: Nga nesër, luftë abuzimeve me PAK…dhe një mesazh për AP

423
Sigal

TIRANE – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit “betejën e paprecedentë” me të gjithë ata mjekë që kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë duke dhënë raporte KEMP në mënyrë abuzive për persona që nuk e përfitojnë atë.  Gjatë diskutimeve për projektligjin “për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, Veliaj tha se e njëjta forcë ndëshkueshmërie do të jetë edhe për ata persona që në mënyrë të padrejtë janë shpallur si “persona me aftësi të kufizuar”, duke deklaruar se do të hiqen nga skema e përfitimit. Ndërsa zërave që kanë kritikuar këtë projektiligj, ministri Veliaj ju përgjigj me një krahasim të thjeshtë të situatës me këtë kategori të shoqërisë, jo më larg se 300 ditë më parë, kur kishin 6 muaj pa marrë pagesën.“Atyre që kanë kritikuar, ju kujtoj ku ishim 300 ditë më parë. “Personat me aftësi të kufizuar kishin 6 muaj pa marrë pagesën, sot kemi luksin të merremi me gërma të ligjit, 300 ditë ishte ku do gjejmë 6 muaj pagesa të prapambetura. Sot themi si do shtojmë grupin e tyre. Ky është viti i parë pa këto vonesa. E hapim ligjin edhe për kategori të tjera. Që nga 1992 kemi një ligj të vjetëruar, që i njihte të drejtat vetëm për pak kategori. Ndërsa sot njohim të sëmurët me sindromën “Down”, autik, ata që s’dëgjojnë, që s’flasin dhe kjo fut shërbimet e interpretimin. PAK do të kenë strukturë qeverisës, Këshillin Kombëtar për Personat me aftësi të Kufizuar, 7 ministra”, tha Veliaj. Ministri erdhi me një apel të drejtëpërdrejtë edhe për Avokatin e Popullit Igli Totozani, duke u shprehu: “Të pranojmë që të drejtat e monitorimit janë në rang kombëtar. Të mbrojnë të gjithë qytetarët, jo një kryetar shoqate. “Unë e kuptoj që dhe të burgosurit dhe ata që kanë bërë burg dhe kryetar 20 vite në krye të Shoqatës duhen mbrojtur nga Avokati i Popullit. Por duhen mbrojtur edhe qytetarët që bien pre e abuzimeve. Nesër do të fillojë një betejë e paprecedentë me ata mjekë që kanë abuzuar me paratë që janë dhenë për PAK, këta njerëz nga nesër nuk do të jenë më pjesë e skemës”, përfundoi ministri i Mirëqenies Sociale dhe rinisë Erjon Veliaj.