Basha i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka mangësi të mëdha, masat janë marrë me shumë vonesë

418
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili tha sot se nuk është koha “për platoforma dhe propozime”, por për bashkëpunim.

Në emisionin “Opinion” Basha tha se kryeministri sulmon opozitën, kur përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë.

Kreu i PD-së tha se masat në vend janë marrë me shumë vonesë, edhe pse u propozuan disa javë më parë nga opozita.

“Rast unik që ta nisim me këtë me sulme nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për administrimin e krizës është e qeverisë. Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshëm me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, pamundësia e mbi 50% e shqiptarëve për të sigurua ushqimet bazë. Këto janë shqetësimet kryesore. Shqetësimi kryesor i opozitës është siguria dhe mirëqenia e shqiptarëve.

Intensiteti i masave nuk duhet të fillojë pas shfaqjes së virusit. Kriza në Kinë na dha 45 ditë kohë. Më 27 shkurt i kam kërkuar qeverisë të marrë masa, nuk i ka ndërmarrë këto masa. Më 24 shkurt kam kërkuar që të ndërtohet një regjistër i posaçëm i personave që vijën nga zonat e kuqe, nuk e bëri, sepse atëherë z.Rama ishte në një gjendje tjetër mendore, dy javë më vonë nxori policinë në rrugë, do të kishte qenë më e lehtë të kishte pasur një regjistër.

Ky është një problem i madh që nuk zgjidhet me parada policës dhe ushtarësh në rrugë, me respektin më të madh. Ne jemi dakord me masat e marra, por janë bërë me shumë vonesë. Qeveria nuk duhej të kishte pasur sikletin pse po i propozon opozita. Pse u desh ka shumë kohë për të marrë këto hapa? Qeveria po reagon për problemin sot, por kjo krizë menaxhohet duke menduar se çfarë do të ndodhë nesër e pasnesër”, tha Basha.