Parlamenti sot në seancë plenare Priten debate për pr/ligjin e KLD-së

415
Sigal

TIRANE – Mazhoranca do të votojë sot ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Iniciativa e një grupi deputetësh të shumicës parlamentare do të hidhet në votë pas miratimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Drafti i shumë kontestuar nga ana e Partisë Demokratike, por edhe të vetë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do të jetë sot në seancë plenare. Ky draft pritet që të ketë shumë diskutime nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës pasi do të paraqiten edhe kriteret se si do të bëhet reforma në tërë sistemin në drejtësisë. Një nga pikat më shumë të përfolura të ligjit është edhe mënyra se si do të pezullohet gjyqtari. Në ligj është parashikuar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet 24 orë pas kërkesës së Prokurorisë për të marrë si të pandehur një gjyqtare dhe për këtë, institucioni duhet të jap aprovimin e saj. Kjo pikë u ndryshua nga ana e ligjvënësve socialist pas rekomandimeve të ardhura nga OSBE. Në fillim ishte parashikuar që KLD mblidhe 24 pas fillimit të procedimit penal ndaj gjyqtarit dhe e pezullonte atë gjë e cila sipas ndërkombëtarëve shkel parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.

Beqaj: Nuk ka me takse mbi semundjen ne Shqiperi
Ministri  Shëndetësisë, Ilir Beqaj, renditi nga foltorja e Parlamentit arritjet që ka bërë dikasteri që ai drejton, sa i përket heqjes së TVSH-së për shërbimet mjekësore. “Ligji i ri për TVSH, përveç risive që sjell në gjithë mjedisin ekonomik dhe social të Shqipërisë rikonfirmon angazhimin programor të mazhorancës sonë për të përjashtuar barnat nga TVSH-ja, atë që u premtuam qytetarëve në fushatë e konfirmojmë me këtë ligjit ë ri. Nuk ka taksë mbi sëmundjen në Shqipëri. Nuk ka TVSH për barnat, nuk ka TVSH për shërbimet mjekësore. U akuzuam që ishte 1 Prilli i ilaceve, dhe brenda prillit barnat filluan të shiten pa TVSH, dhe krahasimisht me para një viti janë më të lira. Garantuam furnizimin në vijimësi të spitaleve tona me barna dhe sollëm një listë barnash të rimbursueshme më të plotë dhe me mbulim më të gjerë”, – u shpreh ministri Beqaj.

Rendi i dites
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 17.07.2014.

2. Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. (vazhdon shqyrtimi në komisionin përgjegjes)

3. Projektligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (shumicë e thjeshtë)

4. Projektligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”. (shumicë e thjeshtë)

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar”’. (shumicë e thjeshtë)

6. Projektligji “Për Policinë e Shtetit”. (vazhdon shqyrtimi në komisionin përgjegjes)

7. Projektligji “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe dhe një njësie detare gjermane në stërvitjen e përbashkët detare “Albanian Lion 2014””. (shumicë e thjeshtë)

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit të furnizimit me ujë të Peshkopisë “Kontratë me çelësa në dorë”. ( shumicë absolute)

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar. (paraqitur grup deputetësh)(shumicë e cilësuar)

10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. (shumicë e cilësuar)

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905,date 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. (shumicë e cilësuar)

12. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar. (shumicë e cilësuar)

14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8136,date 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës”të ndryshuar”. (shumicë e thjeshtë)

15. Projektligji“Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”. (shumicë e cilësuar)

16. Dekret nr. 8633,datë 18.07.2014 “Për kthimin e ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. ( shumicë absolute)

17. Për votim:
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”. ( shumicë e cilësuar)

18. Projektvendim “Për shqyrtimin e miratimin e kanditaturës së zotit Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale”. (shumicë e thjeshtë)

19. Projektvendim “Për shqyrtimin dhe miratimin me proçedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ, A.S.” (shumicë e thjeshtë)

20. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2013”. (shumicë e thjeshtë)

21. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2013”. (shumicë e thjeshtë)

22. Njoftimi i Kalendarit të punimeve të Kuvendit (25-31 korrik 2014)

23. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.