Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në një takim me kryesinë e LSI Durrës.

Në këtë takim ajo shoqërohej nga deputetët e këtij qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Kryemadhi shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me partitë opozitare për çdo aksion kundër qeverisë Rama.

“Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e veteme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore,” u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI tha gjithashtu se partia që ajo drejton është garancia për një Shqipëri më të mirë,larg krimit të organizuar dhe varfërisë.

“ LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,”.