Vasili: Reforma në drejtësi të bëhet sipas modelit të dekriminalizimit

444
Konsensusi është në thelbin e LSI për miratimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, Petrit Vasili tha se duhet të ndiqet shembulli i miratimit të ligjit për dekriminalizimin.
Vasili: Në mbyllje të sesionit parlamentar të vjeshtës, LSI vlerëson se në përfundim të këtij sesioni parlamenti miratoi dekriminalizimin dhe ndryshimet kushtetuese që lidhen me të. Ky miratim është hap i rëndësishëm për përfaqësimin politik. Me mjaft rëndësi është fakti i një prove të kaluar me konsensus që rrit besimin për reformat dhe afron më tej Shqipërinë drejt BE. Miratimi i këtij ligji provooi se konsensusi është i mundur dhe është rruga për të na prirë për një tjetër moment siç është ai i reformës në drejtësi. LSI mbështet kryerjen e kësaj reforme dhe sa më parë. Është bërë publik raportoi i Komisionit të Venecias. LSI vlerëson dhe mbështet kontributin që komisioni po jep për reformën në drejtësi. Ne e mbështesim një reformë gjithëpërfshirëse sipas modelit të reformës së dekriminalizimit.
Sigal