Vizita e fundit, Merkel pozon me kryeministrat e Ballkanit

176
Sigal

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Tiranën.

Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, Merkel ka vijuar me takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi ka nisur në orën 12:00 në Tirana Buisnes Center, në zonën e Rinasit. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para.

Në një fotografi, ku liderët kanë pozuar, në qendër të saj shfaqet Merkel dhe në dy anët e saj janë kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Një ditë më parë Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo është vizita e saj e fundit në Ballkan, ndërkohë që pas disa ditësh dorëzon detyrën si kancelare.