Vasili: Njerëzit pa bukë, grabitqarët e qeverisë nuk i zmbraps as koronavirusi nga rrëmbimi i milionave të tenderave

329
Sigal

Edhe pse vendi po përballet me krizën e pandemisë dhe ku shumica e qytetarëve janë mbyllur nëpër banesa pa ditur se çfarë do të ndodhë të nesërmen me ta, qeveria vijon me tenderat.

Denoncimin e bën nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi të ashpër në Facebook, Vasili i quan njerëzit e qeverisë “grabitqarë”.

“Njerëzit pa bukë, qeveria vazhdon tenderat! As halli i coronavirusit nuk e zmbraps Ramën nga rrëmbimi i milionave të tenderave!

Po si mundet të vazhdojnë tenderat këta grabitqaret e Qeverisë kur njerëzit nuk kanë bukë të hanë?!.

Po as kjo krizë e tmerrshme nuk i bëri të reflektojnë për këtë gjendje të tmerrshme ekonomike ku ndodhet vendi.

Edi leri denglat ne FB por jepu zgjidhje qytetarëve për hallet e renda që coronavirusi ka shkaktuar.

Boll më me tendera, boll më me mashtrime.

Shihini më poshtë tenderat ne Kamzë, Burrel e Kavajë”, shkruan Vasili.

Image