Rinisin përmbytjet në Durrës/ Kontjana Kuçi : Qarku i Durrësit nën ujë ndërsa autoritetet flenë gjumë.

200
Sigal

Pas rrifillim të shirave të vrullshëm ditën e djeshme, menjëherë rrifilluan dhe problemet me përmbytjet në zonën e Durrësit.

I menjëhershëm është dhe reagimi i Kryetares së LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e cila me një postim në rrjetet sociale i bën thirrje autoriteteve që të zgjohen nga gjumi dhe të hedhin sytë nga qarku i Durrësit, i cili është nën ujë.

 

Postimi i saj i plotë :

Përmbytje edhe në Katund i Ri.
Qarku i Durrësit nën ujë ndërsa autoritetet flenë gjumë.
Më 25 prill ta shporrim me çdo votë këtë qeverisje të papërgjegjshme.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI