Vasili: Mesazhi i Juri Kim është i qartë për reformën zgjedhore

303
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka postuar në faqen e tij në Facebook deklaratën e Ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Vasili shprehet se, Ambasadorja e SHBA Juri Kim shumë e qartë, parimore dhe e drejtpërdrejtë lidhur me reformën zgjedhore.

Ambasadorja e SHBA Juri Kim shumë e qartë, parimore dhe e drejtpërdrejtë lidhur me reformën zgjedhore.

Koha e lojërave anti-popull dhe anti-atdhe te Edi Rames ka mbaruar.

Shqipëria e para!

Lexoni raportimi e Zërit te Amerikës sot.

VOA Raporton:

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin Neës24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.