Vasili katër pyetje ambasadës së SHBA dhe BE: A jeni të lumtur që ONM nuk e “begenis” askush

307
Sigal

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili  ka reaguar pas deklaratës së KLP në përgjigje të përfaqësuesit të ONM pasi ky i fundit u shpreh se disa prej prokurorëve nuk e meritojnë të jenë pjesë e SPAK.

Vasili thotë se ONM nuk e pyet më askush ndërsa ngre katër pyetje lidhur me këtë situatë.

“4 pyetje SHBA-se dhe BE-se ne Tirane per ONM-ne qe s’e pyet më kush!

Po çfare duhet Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, qe e kemi edhe ne Kushtetute, eshte edhe me juriste nga SHBA dhe BE, kur nuk e degjon njeri???

Ke besoni me shume ONM apo SPAK?

A ka integritet reforma ne drejtesi kur ONM-se ja perbuzin opinionet qe jep?

Po SHBA dhe BE ne Tirane a jane te lumtur qe ONM-ne e tyre nuk e begenis njeri?”, shkruan Vasili.