Rezultat në Kavajë/ 92% e qytetarëve i thanë “Jo” zgjedhjeve moniste

414
Sigal

Kavaja bojkoton masivisht zgjedhjet moniste të Edi Ramës.

Kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka përshëndetur qytetarët për këtë bojkot historik që ata i kanë bërë kësaj fase.

“Faleminderit Kavaja! Faleminderit qytetarë të bekuar të bashkisë së madhe Kavajë, qytetarë të Luzit, Golemit, Synejit dhe Helmasit që refuzuat dhe përbuzët me trimëri farsën e sotme elektorale!

Nga monitorimet tona të filmuara në çdo qendër nga anëtarët e mbështetësit tanë, nga media lokale dhe ajo kombëtare për 12 orë rresht rezulton të kenë votuar 5208 vetë nga 63445 votues të regjistruar ose rreth 8% e personave me të drejtë vote. Faleminderit që sfiduat presionin!

Keqardhje për ju që votuat për të gjithë familjen, ju që votuat mbi 4 herë. Ju kemi të dokumentuar dhe të identifikuar. Keqardhje që nuk u ngritët dot në lartësinë e shpirtit të lirë e demokrat kavajas”, shkruan Sakja në reagimin e tij.