Vasili ironizon deklaratën e ambasadorit të BE: Do ketë patur pije alkoolike…

433
Sigal

Deklarata e deputetit Ralf Gjoni, se së shpejti do të riformohen grupet e reja parlamentare, është komentuar në Syri.net nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas numrit dy të LSI-së, askush në atë parlament, që ai e quajti “parlamenti i krimit”, nuk ka të drejtë të përdorë emrin apo simbolet e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Emri i LSI është atribut i asaj partie, mbi 200 mijë votues, drejtohet nga Monika Kryemadhi, ka kryesinë dhe që ka vendosur të jetë jashtë parlamentit të krimit. Kemi njoftuar prej kohësh KQZ, që cilido nga pjesëtarët e listave që ka thyer vendimin politik të LSI është i vetëpërjashtuar nga partia. Nuk e përfaqëson në asnjë formë. Kush do guxojë do të ketë një përgjigje shumë të ashpër”, u shpreh Vasili.

Ndërsa deklaratën e sotme të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili u shpreh se, opozita të marrë pjesë në zgjedhje teksa tha se është koha për dialog jo vetëm brenda opozitës por edhe me qeverinë në mënyrë që të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, Vasili e ka komentuar mes notave të forta të ironisë.

“Do ketë qenë ndonjë aktivitet ku ka patur koktelje dhe pije alkoolike. Ai vjen nga Italia, një shtet që ka politikë prej mijëra vjetësh. Unë jam i bindur që z.Soreca ka bërë humor dhe në këtë rast mos e merrni seriozisht. Është një burrë me humor të mirë”, deklaroi Vasili.

SYRI.net / Akuzat e Edi Rames per opoziten, pas vendimit te parlamentit te Hollandes per rikthimin e regjimit te vizave per Shqiperine. I ftuar ne studio N/kryetari i LSI, Petrit Vasili

SYRI.net / Akuzat e Edi Rames per opoziten, pas vendimit te parlamentit te Hollandes per rikthimin e regjimit te vizave per Shqiperine. I ftuar ne studio N/kryetari i LSI, Petrit Vasili

Gepostet von SYRI.net am Donnerstag, 18. April 2019