Der Standard: Në Berlin merr fund plani për shkëmbim territoresh në Ballkan

640
Sigal

Më 29 prill Samiti për Ballkanin Perëndimor do zhvillohet në Berlin me nismën e Kancelares gjermane, Merkel dhe Presidentit francez, Macron. Në këtë samit janë të ftuar të gjithë krerët e shteteve të rajonit, kryeministrat sllovenë e kroatë si dhe presidentët e Serbisë e Kosovës, Thaçi e Vuçiç.

Qëllimi i takimit të Berlinit është për të varrosur njëherë e mirë planin për shkëmbimin e territorit. Sipas idesë që qarkullon prej kohësh, territore në veri të Kosovës duheshin shkëmbyer me territore në jug të Serbisë mbi bazën e kriterit etnik. Kjo ide u mbështet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Mogherini, Komisionerit për Zgjerim, Hahn, këshilltari për Sigurinë i SHBA-së, Bolton, Austria dhe Hungaria. Merkel e kundërshtoi atë. Kancelaria e Berlinit tani propozon që Veriu i Kosovës të ketë status special, i ngjashëm me statusin e federatave komunitare serbe, që u përshtat nga të dyja palët në Marrëveshje e Brukselit në vitin 2013, por që nuk është zbatuar ende.

Ideja e shkëmbimit territorial ka shkaktuar frikë të fortë për zhvendosjen e popullsisë, sidomos mes serbëve që jetojnë në jug të Kosovës. Ndërkohë, bazuar te diplomatët, edhe SHBA-ja është tërhequr nga kërkesa, pasi ka njohur faktin se kjo do shoqërohej me vështirësi të mëdha ligjore dhe të sigurisë plotësueshmëria e saj është në pikëpyetje. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurimit, thuhet se kanë ndryshuar qëndrim. Pyje dhe lëndina mund të shkëmbehen mes dy vendeve por jo vende ku jetojnë komunitetet. Në Berlin theksohet se ka më shumë rëndësi arritja e një marrëveshjeje të mirë mes Serbisë dhe Kosovës, sesa arritja e një marrëveshjeje të shpejtë.

Edhe Franca është e mendimit që prioriteti kryesore në Ballkan është kërkesa për më shumë sundim të ligjit. Synimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në kontekstin e integrimit në Bashkimit Evropian. Vuçiç nga ana e tij kërkon kompensime nga Bashkimi Evropian për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe është mbështetur në këtë ide nga disa liderë evropianë. Vuçiç kërkon territore në këmbim të njohjes së Kosovës. Takimi i Berlinit pritet t’i dërgojë një sinjal të qartë Mogherinit, që ka mbështetur shkëmbimin e territoreve.