Partia Socialiste kthehet si SH.P.K./ Kryetari shkel statutin dhe shtyn edhe 1 vit mandatin e Kryesisë, për të shmangur llogaridhënien brenda partisë

292
Sigal

 

Jakup B. GJOÇA

Që kur Edi Rama  e mori Partinë Socialiste, gjëja e përë që ndërmori, ishte të mbyste frymën demokratike brenda partisë. Deri tani, ka larguar nga partia të gjithë personalitetet, që kishin kurajo dhe guxim të shprehnin mendim ndryshe, të ushtronin kritikë brenda partisë dhe e ka shndërruar partinë në një masë amorfe, ku Edi Rama është Njëshi, e të gjithë të tjerët janë thjesht numra dhe gurë shahu në dorën e kryetarit të partisë. Edi Rama ka shkelur përherë statutin e Partisë, nuk e ka respektuar asnjëherë dhe në PS gjithmonë janë zbatuar vetëm urdhërat e Njëshit, por kurrë statuti i PS-së. Kështu ndodhi edhe dje, në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Kryetari i partisë dhe kryeministri Rama shkel statutin për të shmangur debatin brenda PS-së! Rama zgjat edhe një vit mandatin e Kryesisë.  Kërkesat e Ramës në Asamble. Kryesia të mos ndryshohet edhe për një vit.  Ndryshe nga sa ishte thënë, kryeministri Edi Rama ka bërë dy kërkesa në Asamblenë e PS teksa duke kërkuar që Kryesia e Sekretariati mos ndryshojë momentalisht. Nga diskutimi pa kamera, kryeministri Edi Rama, ka kërkuar që të mos ndryshohet kryesia për një vit. Ndërsa për Sekretariatin e PS-së, Rama ka kërkuar vetëm shtyrje, duke mos përcaktuar kohë.

Fasada e propagandës së Ramës, për të fshehur dështimet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë dje para Asamblesë së PS-së, duke sulmuar në një pjesë të gjatë opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Një fjalim që më shumë kishte në shënjestër politikën dhe si gjithmonë ishte bosh, sa u përket arritjeve të tetë viteve në pushtet. Por pse po e sulmon Rama kaq shumë opozitën? Shifrat në sondazhe e tregojnë shumë keq. Rrjedhja e votave është evidente dhe partisë po i largohen edhe ata të majtë që kishte pranë. Jo më kot, opozita po merret me ekonominë dhe Ilir Meta e ka goditur te simbolika e së majtës. Vetë Rama u ndje disa herë keq nga fakti se si i majtë ka përkrahur vetëm një grusht njerëzish. Integrimi ka dalë nga shinat dhe ekonomia është në humnerë. Sulmet e tij ishin një mënyrë për të devijuar debatin nga gjërat thelbësore, për të cilat kanë nevojë qytetarët. Ishte një nisje fushate e acaruar, me mllef, me energji negative dhe me dëshpërim. Mbi të gjitha ishte shfaqje e një njeriu në një parti që dikur edhe debatonte, por ku demokracia ka vdekur. Tani ishte vetëm show. Çfarë katandisje për një parti të madhe dhe shembullore me frymë demokratike, siç ishte dikur Partia Socialiste.