Bizneset e vogla kërkesë qeverisë: Na ndihmoni, në të kundërt nisim protestat!

294
Sigal

 

Shoqata e biznesit të vogël i ka dërguar qeverisë një letër me kërkesa për të ndihmuar këto subjekte nga dëmet që pësuan nga pandemia.

Bizneset e vogla kërkojnë një pakete të tretë dhe masa lehtësuese për një periudhë gjashtë mujore.

Po ashtu kërkohet që të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të rishikohen dhe kompensohen faturat e ujit dhe energjisë për ato biznese që u mbyllën gjatë pandemisë.

Nënkryetari i shoqatës, Bujar Muça, u shpreh se mbi 120 mijë punonjës kanë ngelur të papunë.

Sipas tij, u kërkua një plan nga qeveria për të eliminuar falimentin, por vetëm një pjesë e vogël gjetën zgjidhje.

“Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjellë edhe falimente të tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%.”

Shoqata i ka dhënë qeverisë 15 ditë afat për plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë nisjen e protestave.