“Jetojmë mbi naftë e jemi me borxhe”, naftëtarët mblidhen para Bashkisë Ballsh: Nuk tolerojmë më!

280
Sigal

Naftëtarët kanë marshuar në qendër të qytetit të Ballshit pranë bashkisë ku kërkojnë zgjidhje për 900 naftëtarët, dhjetë prej të cilëve janë në grevë urie prej trembëdhjetë ditësh.

Marshimit të naftëtarëve i është bashkuar dhe Sokol Dautaj kreu i sindikatës së naftëtarëve.

“Kjo protestë para bashkisë është zhvilluar edhe një herë tjetër por ra në vesh të shurdhët. Nuk duam luks por atë që na takon.

Jetojmë mbi nafte e jemi me borxhe. Të gjithë në zyrat e ministrive mbahen me taksat tona. Duam zgjidhje, nuk ka më tolerim. Pse të gjithë hanë në kurriz të punëtorëve të uzinës së Ballshit.

Në emër të dhjetë grevistëve ju bëjmë me dije se e bëjmë për familjet tona. Nuk pranojmë me lojëra”, u shpreh Dautaj.