Gentian Çala: Sot është momenti që qytetaria dhe vizioni mbi zhvillimin të jetë modeli që i kundërvihet korrupsionit

311
Sigal

Deklaratë për media e Kryetarit të LSI-së të Bashkisë Pogradec, Gentian Çala

Të nderuar bashkëqytetarë!

LSI e Bashkisë Pogradec falenderon të gjithë ata qytetarë, posaçërisht të rinjtë që po i bashkohen familjes sonë politike në këtë periudhë të riorganizimit të strukturave të partisë.

Vështirësitë ekonomike, papunësia, varfëria, mungesa e perspektivës, problemet e sigurisë janë tregues i keqqeverisjes së Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë.

Pogradeci po shpopullohet nga pjesa më vitale e tij, nga të rinjtë, të cilët nuk po shohin asnjë mundësi për jetën e tyre.

Bujqësia dhe turizmi, dy nga burimet më të mëdha ekonomike të zonës sonë, po njohin rënie nga viti në vit, si rezultat i mungesës së vizionit dhe mbështetjes për punën e ndershme. Madje, në vend të politikave mbështetëse, këtyre sektorëve po iu zihet fryma nga trysnia e pushtetit.

Institucionet vendore dhe qëndrore në Pogradec në vend që të merren me problematikat e qytetarëve, ato po shpërdorojnë një pjesë të fondeve publike me punësime elektorale.

Sot është momenti që qytetaria dhe vizioni mbi zhvillimin e  shtëpisë tonë të përbashkët Pogradecin, të jetë modeli që i kundërvihet korrupsionit dhe keqqeverisjes që Rilindja ka sjellë në Pogradec dhe gjithë Shqipërinë.

Qytetarët presin nga ne, Opozita e Bashkuar, jo mashtrimin elektoral të radhës, por planin reformues për një jetë më të sigurt, për më shumë mundësi ekonomike dhe punë të mirë paguara, si dhe perspektivë përfshirëse për më të rinjtë.

Sepse Shqipëria është dhe duhet të jetë shtëpia juaj!