Vasili flet si kryetar: Rinia forca e LSI-së, ne do ecim para

392
Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sot për mediat jo si zv/kryetar, por si tashmë si kryetar i LSI-së.

Vetëm pak orë më parë kryetari aktual i LSI-së Ilir Meta deklaroi publikisht se sonte në mbrëmje do të japë dorëheqjen e tij si kryetar i kësaj partie dhe të gjitha funksionet i kalojnë sipas statutit, zv.kryetarit Vasili.

Vasili tha: “Rinia është forca e LSI. Me apo pa Metën, LSI-ja do të forcohet sepse i ka hedhur bazat.

Në 10 vitet e ardhshme, LSI do të jetë forcë e qëndrueshme. Duhet të mendojmë të gjithë për stabilitetin e vendit.

LSI e ka projektuar të ardhmen e suksesshme.”
Sigal