“Sfida për Shqipërinë”, regjistrohet në KQZ partia e Gjergj Bojaxhiut

529
Regjistrohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve “Sfida për Shqipërinë”, subjekti politik i themeluar nga Gjergji Bojaxhi. Ky i fundit tha se për herë të parë, kandidatët e një partie nuk do të dalin nga pazaret politike.

Gjergj Bojaxhi: “Ne jemi partia e parë që jemi rregjistruar në këto zgjedhje, pasi kandidatët tanë nuk do të dalin si pasojë e pazareve të kryetarëve të partive por dolën si pjesë e një procesi konsultimesh dhe votimesh nga anëtarët e ‘Sfidës’.”

Kryetari i “Sfidës për Shqipërinë” komentoi dhe afatet e regjistrimit të partive në KQZ.

Gjergj Bojaxhi: “Nëse dikush do të kishte pasur kontestime mbi këto afate nuk besoj do të kishte ngelur për sot për tu kontestuar. Megjithëse kjo nuk është thjesht çështje e një partie është çështje e interpretimeve që bën ligji dhe KQZ-ja.”

Sfida për Shqipërinë e Gjergj Bojaxhiut, është ndër partitë politike më të reja që do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Sigal