Vasili: Edi Rama gojëqepur edhe për ekstradimin e Harun Çelik, po pse??

517
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë bazën ligjore mbi të cilën u krye ekstradimi i shtetasit turk, Harun Çelik.

Duke sjellë në vëmendje një rast të ngjashëm, një vit më parë në Kosovë, Vasili thotë se kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e brendshëm dhe kreun e shërbimit sekret për ekstradim të paligjshëm, ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar.

Postimi i Vasilit

Edi Rama gojëqepur edhe për ekstradimin e Harun Çelik, po pse??

Edi Rama llafazani i deklaruar shtetëror, sërish shfaqet memec, por në këtë rast për Harun Çelik shtetasin turk të ekstraduar prej tij në Turqi.

Këta rilindasit në tufë, nga zëdhënësa policie e qeverie e me radhë dolën e na shpjeguan se Harun Çelik u dënua në Shqipëri se hyri me passaportë të falsifikuar dhe s’kishte asgjë tjetër ndaj tij.

Këtë e dëgjuam të gjithë dhe nuk kishim ndonjë arsye për të dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke që nga CNN turk, Haber etj etj deklarojnë se Harun Çelik është sipas qeverisë i akuzuar si pjestar i FETO dhe pamjet e prangosjes së tij që në mbërritjen e tij në Turqi po bëjnë xhiron e botës.

Dy eurodeputetë Ramona Strugariu dhe Rebecca Harms kërkojnë hetim të menjëhershëm.

Është dënuar ashpër nga Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg debimi i mësuesit turk duke deklaruar:

“Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”.

Në Kosovë për një rast të ngjashëm Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Po Edi Rames kush ja ka qepur gojën dhe pse?

Duke ditur që ky është llafazan i njohur dhe i papërtuar për të folur budallallëqe pa fund, lind natyrshëm pyetja:

Peng i kujt është Edi Rama që nuk guxon të flasë për një çeshtje kaq delikate?

Ç’farë detyrimi e mban lidhur gojën e Edi Rames që nuk flet dot për këtë problem??

Kaq i madh është borxhi ku ka hyrë Edi Rama sa që e ka të pamundur të mbajë qëndrim zyrtar për ngjarje që po i krijon kaq probleme Shqipërisë??

Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edi Rama duhet të shpjegohet publikisht dhe të marrë përgjegjësitë. Boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve nëpër ministri, polici e gjetke.