Vasili : Dje “Mjaft” i bënte moral Nanos, sot shqyhen në Dubai bashkë me Oligarkë, kur populli është i përmbytur!

285
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për videon e ministrave të Edi Ramës në Dubai. Në një postim në Facebook, Vasili ka kujtuar kur anëtarët e Lëvizjes Mjaft, që ishin në video, sulmonin Fatos Nanon për festën e zhvilluar në një lokal në Greqi në vitin 2004.

“Dje Mjaft i bënte moral Nanos, sot shqyhen në Dubai bashkë me Oligarkë, kur populli është i përmbytur! Kur Fatos Nano, atëherë Kryeministër, ishte në buzuk në vitin 2004 kur ndodhnin ngjarjet e Janarit, “Mjafti” gjoja për ti treguar përgjegjësinë ndaj detyrës mbushi me parulla Rrugën e Durrësit: “Mirë se erdhe Nano djali se për ty na kish marre malli’.  Por sot Majtistet, që qeverisin, bëjnë dhjetë herë më zi dhe darkojnë si sheikë në Dubai bashke me Oligarkë, bashke me gratë, e me soj e sorollop, ndërsa Shqipëria është përmbytur nën ujë. Demagogjia tashme është lakuriq para syve të të gjithëve”, shkruan Petrit Vasili.